
Një lajm i mirë në kaosin e asaj që është kjo pandemi globale: Mund të kemi një libër të ri të “Games Of Thrones”, njofton Insajderi.
“Duhet të rrëfej se pas një gjysmë viti pandemi, më kanë zënë ethet e shkrimtarit. Nëse për asgjë, vetë izolimi i forcuar më ka ndihmuar që të shkruaj. Po kaloj orë të tëra në librin “The Winds of Winter” dhe po bëj progres të qëndrueshëm”, George R.R. Martin, autor i librave, shkroi në llogarinë e tij në Twitter.
Ky është një lajm i mirë edhe për fanatikët e serialit “Games of Thrones”, i adaptuar nga librat. Fansat më në fund mund të kenë një tjetër përfundim.
Edhe pse seriali “Game of Thrones” përfundoi mbi një vit më parë, fansat ende debatojnë për finalen e diskutueshme të serialit. Ata madje nisën një peticion të Change.org duke kërkuar që HBO të ri-shkruante sezonin përfundimtar. /Insajderi.com