Presidenti sirian Bashar al-Assad është lajmëruar edhe një herë duke thënë se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, kanë rritur " />

Lajmërohet Assad – Tregon se si do të veprojë pas sulmeve në Siri

Lajmërohet Assad – Tregon se si do të veprojë pas sulmeve në Siri

Presidenti sirian Bashar al-Assad është lajmëruar edhe një herë duke thënë se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, kanë rritur vendosmërinë e tij për të vazhduar “luftimin dhe shkatërrimin” e forcave rebele në vend.

Assad tha se ai nuk do të ndryshojë rrugën e tij për të luftuar armiqtë e tij, siç tha, “në çdo pëllëmbë të kombit”, raporton Reuters.

ShBA, Britania e Madhe dhe Franca, kanë filluar bombardimet në Siri, duke dërguar 100 raketa.

Pas kësaj qeveria siriane postoi një video në internet ku Assad u pa duke shkuar në punë, në zyrën e tij në Damask. Assad kishte shpërndarë këtë video me përshkrimin “Mëngjesi i Elasticitetit”.

Videoja tregon Assadin duke veshur kostum dhe kravatë dhe duke mbajtur një çantë, ndërsa ai ecën në një ndërtesë me dysheme mermeri.

Asad poston video nga zyra e tij për të treguar se “është gjallë”