Lajmërohet Eric Bailly pas lëndimit horror në ndeshjen e djeshme

Lajmërohet Eric Bailly pas lëndimit horror në ndeshjen e djeshme

Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly, dje në gjysmëfinalen në mes United vs Chelsea, ka pësuar një lëndim të rrezikshëm në kokë dhe është larguar me oksigjen nga fusha. Sot ai ka postuar në twitter-in e tij, duke treguar gjendjen e tij, raporton Insajderi.

“Faleminderit për mesazhet e shumta përkrahëse. Unë jam në rregull, ishte veq një frikë e madhe. Por unë ndjejë dhimbjen e ndeshjes së humbur, më shumë se sa lëndimin. Por ne duhet të kthehemi dhe të fokusohemi në 2 ndeshet e radhës, që janë shumë të rëndësishme” shkroi Eric Bailly./Insajderi.com.