Lajmërohet më në fund Agim Bahtiri – ky është premtimi i tij për shqiptarët në veri

Lajmërohet më në fund Agim Bahtiri – ky është premtimi i tij për shqiptarët në veri

Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut, më në fund ka reaguar rreth karantinimit të Mitrovicës së Veriut e Zveçanit, shkruan Insajderi.

Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook ka premtuar se do të kujdeset që shqiptarëve që jetojnë në pjesën veriore, të mos iu mungojnë artikujt ushqimorë e as kujdesi mjekësor, për aq sa është e nevojshme dhe domosdoshme.

“Duke qenë pjesë e Mitrovicës së jugut, jam në biseda të pandërprera direkte me Qeverinë e Republikës së Kosovës që Suhodolli, Gushavci, Vinarci, Vidimriqi dhe Lagja e Doktorëve të kenë qarkullim të lirë dhe të mos preken as direkt e as indirekt nga masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicën e veriut”, ka shkruar ai mes tjerash.

Shkrimi i plotë i Bahtirit:

I lus qytetarët e Mitrovicës që të jenë të qetë pas situatës së krijuar me rastin e evidentimit të rreth 20 rasteve me koronavirusin COVID-19 në Mitrovicë të veriut, Zveçan e Leposaviq.

Duke qenë pjesë e Mitrovicës së jugut, jam në biseda të pandërprera direkte me Qeverinë e Republikës së Kosovës që Suhodolli, Gushavci, Vinarci, Vidimriqi dhe Lagja e Doktorëve të kenë qarkullim të lirë dhe të mos preken as direkt e as indirekt nga masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicën e veriut.

Kërkoj nga banorët e këtyre fshatrave të qëndrojnë të qetë dhe më japin pak kohë, pasi që jam në koordinim të plotë me organet qendrore për adresimin e shqetësimeve e tyre, që janë edhe shqetësim i imi.

Si kryetar do të kujdesem që shqiptarëve të cilët jetojnë në pjesën veriore, të mos iu mungojnë artikujt ushqimor e as kujdesi mjekësor, për aq sa është e nevojshme dhe domosdoshme.

Lexo gjithashtu:

Insiston Vitia: Veriu hyri në karantinë me dijeninë tonë

Qalaj: Policia po vepron në koordinim me institucionet qendrore e lokale në tërë vendin