u bë e ditur se Dekorim Sahiti, menaxheri i “Babastars” njëherësh edhe pronar në një res" />

Lajmërohet sërish menaxheri i Baba Stars: Si rezultuan kontaktet e tij në testin e coronavirus-it?

Lajmërohet sërish menaxheri i Baba Stars: Si rezultuan kontaktet e tij në testin e coronavirus-it?

Pak ditë më parë u bë e ditur se Dekorim Sahiti, menaxheri i “Babastars” njëherësh edhe pronar në një restaurant në Prishtinë është diagnostifikuar me COVID-19.

Përflitej se edhe stafi i restaurantit të tij “MOMO” në Prishtinë, kishin kontraktuar virusin nga kontakti me Sahitin.

Mirëpo, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai qartësoi këtë për miqtë, kolegët dhe frekuentuesit e lokalit të tij në Prishtinë, njofton Insajderi.

“Familjarë, shokë dhe shoqe …

Ditët që ballafaqohesh me virusin dhe je nën monotoninë e vetizolimit (sidomos në ditët me mot të mirë si këto të fundit), e vetmja gjë që të bën të lumtur është që të gjitha rastet e kontaktit tek të cilët ti mund të kesh qenë bartës i virusit po rezultojnë negativ në Covid-19.

Nuk jam ekspert i kësaj lëmie, por si duket virusit po i humb fuqia. Ballafaqimi me të po është më i lehtë dhe mundësia për të infektuar fatmirësisht është zvogluar. Gjithsesi, nuk po them që ta zvoglojmë kujdesin – përkundrazi.

Lajmi im i mirë është se deri më sot i gjithë stafi “Momo” si dhe miqtë me të cilët kam pasur më së shumti kontakt kanë rezultuar negativ.

Shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund dhe ne që po ballafaqohemi me këtë virus ta kalojmë sa më lehtë e t’i kthehemi normalitetit.

Ju don Dekori, shihemi së shpejti.

Kujdes po, panikë jo”./Insajderi.com

🤗

Gepostet von Dekorim Sahiti am Samstag, 20. Juni 2020