LAJMI FUNDIT: Në Malishevë vdes një 42 vjeçar nga ethet hemoragjike

Ethet hemoragjike janë problem i Kosovës tash e një kohë.

LAJMI FUNDIT: Në Malishevë vdes një 42 vjeçar nga ethet hemoragjike

Një 42 vjeçar nga Komuna e Malishevës ka vdekur nga Ethet hemoragjike.

Burime të Insajderi.com tregojnë që personi ka vdekur disa ditë pasi ishte prekur nga ethet hemoragjike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke u marrë me këtë çështje.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga shkurti i këtij viti, e deri në shtator, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqërat në Kosovë, ndërsa deri tash një rast ka rezultuar pozitiv me ethe hemorragjike Krime-Kongo.

Numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, ku dhe sot humbi jetën 42 vjeçari nga kjo komunë. Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve. 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për problemin e rriqnave:

Të nderuar qytetarë!

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.

Sipas të dhënave të grumbulluara në IKSHPK për periudhën 01.02.2019-05.07.2020, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqërat në Kosovë. Numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve.

Deri më 05.07.2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë janë testuar 10 mostra të dyshimta ne EHKK një rast ka rezultuar pozitiv në EHKK.

Komuna e Malishevës ka bërë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave! Komunat tjera endemike po përgaditen dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv.

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.