Lajmi i fundit: Dy të vdekur sot me COVID-19 në Kosovë

Lajmi i fundit: Dy të vdekur sot me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur sot pas infektimit me Coronavirus, bënë të ditur SHSKUK-ja përmes një njoftimi në Facebook, njofton Insajderi.

Njëri rast është me inicialet A.M., 56 vjeçar nga komuna e Rahovecit, për të cilin thuhet se përveç infeksionit me COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Rasti i dytë, pacienti që ndërroi jetë në orën 10:30, është me inicialet H.K dhe me vit të lindjes 1959, është nga Prizreni.

Ai ishte i pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

Gjithashtu SHSKUK ka bërë të ditur se dje, në Klinikën Infektive ka vdekur pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit, porse e njëjta është përfshirë në raportin e djeshëm të IKSHPK-së./Insajderi.com