Lajmi i fundit: Edhe një viktimë nga COVID-19

Lajmi i fundit: Edhe një viktimë nga COVID-19

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një i moshuar nga fshati Llaushë, i diagnostikuar me COVID-19.

Ai me këtë rast ka ngushëlluar familjarët e Sheqir Osmanit, i cili vdiq si pasojë e sëmundjes së rrezikshme.

“Ekipi i Shtabit lokal emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Rudai në Facebook.