Lajmi i Fundit: Rritet prapë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Lajmi i Fundit: Rritet prapë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Përsëri kanë rezultuar mbi 200 raste me pozitiv me COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Derisa dje ishin 214 raste pozitive, sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se brenda 24 orëve të fundit janë 207 raste të tjera pozitive.

207 raste kanë dalë nga 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.