Lala: Nëse Ragnick do të zëvendësonte Piolin te Milan, Rashica do të kalonte në ‘San Siro’

Lala: Nëse Ragnick do të zëvendësonte Piolin te Milan, Rashica do të kalonte në ‘San Siro’

Milot Rashica mund të ishte lojtar i Milanit verën e kaluar. Këtë e ka pranuar agjenti i tij, Altin Lala, i cili besonte se sulmuesi i Werder Bremen mund të kalonte tek ‘kuqezinjtë’, nëse Pioli do të zëvendësohej me Ralf Ragnick, siç ishte parashikuar. Gjermani e pëlqente shumë Rashicën dhe do ta merrte patjetër në ‘San Siro’, njofton Insajderi.

“Nëse Ralf Ragnick do të bëhej trajner, kishte shumë gjasa që Rashica të transferohej te Milani. Ai e pëlqen shumë si lojtar”, theksoi Lala në Zona Gol.

Legjenda e Kombëtares ‘kuqezi’, Altin Lala shuajti të gjitha dyshimet e tifozëve, duke deklaruar se në sezonin e verës, Rashica do të largohet nga Werder Bremen. /Insajderi.com