Lampardi deklarohet pas deklasimit në ‘Stamford Bridge’

Lampardi deklarohet pas deklasimit në ‘Stamford Bridge’

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard thotë se skuadra e tij nuk luajti aspak mirë në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit.

Bayern Munich fitoi ndaj Chelseat me rezultatin 0:3 në takimin e parë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Lampard thotë se skuadra e tij duhet të punojë shumë për t’u rikthyer në nivelet e larta.

“Performanca ishte e dobët uhet të jemi të sinqertë. Jam i zhgënjyer që nuk mund të bënim më shumë kundër tyre. Ne duhet të punojmë drejt kthimit në nivelet ku duam të jemi”, tha fillimisht Lampard.

“Ne duhet të punojmë shumë. Ata bënë shumë pasime, kurse ne jo. Ata luajtën shumë më mirë. Në ndeshjen e ardhshme do të kemi mungesa të rëndësishme dhe kjo padyshime se do të vërehet. Jorginho u ndëshkua duke folur me referin, gjë e cila është e panevojshme. Rastin e Alonsos nuk e kam shikuar, por do ta shoh pastaj. Padyshim se do të jenë mungesa të mëdha”, përfundoi Lampard.