Lamtumirë fjalëkalimeve në Windows 10

Lamtumirë fjalëkalimeve në Windows 10

Funksioni “Make your device passwordless” është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish aktualisht ndërsa me kalimin e javës më shumë do ta shohin. Duke qenë se është në “Fast Ring” mos u çudisni nëse ka diçka që nuk funksionon me të.

Luftën ndaj fjalëkalimeve Microsoft ka vendosur ta çojë drejt një niveli të ri. Kompania lançoi një version eksperimental të Windows 10-ës për insajderët “Fast Ring” i cili vjen me opsionin e kyçjes pa fjalëkalim në sistemin operativ.

Në opsionet “Sign-in” ai i fjalëkalimit nuk shfaqet fare. Për tu kyçur në kompjuter duhet të përdorni tre opsionet: Njohjen e Fytyrës me Windows Hello, skanerin e shenjave të gishtërinjve, një kod PIN ose një çelës fizik sigurie.

Nëse nuk keni aktivizuar Windows Hello, Microsoft do ju udhëzojë për konfigurimin e tij në qasjen e radhës.

Funksioni “Make your device passwordless” është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish aktualisht ndërsa me kalimin e javës më shumë do ta shohin. Duke qenë se është në “Fast Ring” mos u çudisni nëse ka diçka që nuk funksionon me të.

Përtej këtij funksioni, ky ndërtim eksperimental i Windows 10-ës sjell funksionin e ndarjes së ekranit të smartfonit përmes aplikacionit Your Phone me më shumë pajisje Surface si Surface Pro 6 dhe Surface Laptop 2.

Gjithashtu me këtë version mund të krijoni aktivitete në aplikacionin e kalendarit direkt nga taskbari.