
Shfaqja e filmit të fundit të Chadëick Boseman është anuluar nga kanali i filmave Netflix.
Netflix kishte paraparë të bënte një event hyrës për filmin me aktoren Viola Davis dhe regjisorin George C Wolfe gjatë të hënës dhe një Q&A, shkruan Mirror.
Edhepse Chadwick nuk ishte paraparë të merrte pjesë në këtë ngjarje, është shtyrë për shkak të vdekjes së tij, javën e kaluar.
Aktori vdiq pas katër vitesh betejë me sëmundjen e kancerit të zorrëve, përderisa ishte duke filmuar disa filma, përfshirë këtu Black Bottom të Ma Rainery.
Ky film është bazuar në dramën me emrin e njejtë nga August Wilson, që përcjell ngjarjet dramatikë që ndodhin gjatë një pasditeje, gjatë seancave të incizimit në Chicago-n e viteve 1920 nga këngëtari i muzikës blues Ma Rainey (Davis).
Chadwick Boseman luan rolin e trumpetistit Levee, i cili është i vendosur të impresionojë të dashurën e Ma’s, duke nxitur kështu tensione të zjarrta në studio.
Pjesë e kastës të aktorëve të këtij filmi janë edhe Denzel Washington, Glynn Turman, Colman Domingo, and Michael Potts./Insajderi.com