Largimi i Kosnettit dhe takimi i parë pas shumë ditësh mes Thaçit e Haradinajt

Largimi i Kosnettit dhe takimi i parë pas shumë ditësh mes Thaçit e Haradinajt

Takimi mes krerëve të koalicionit qeverisës dhe presidentit Hashim Thaçi dhe po vazhdon edhe në këto momente, ndonëse nga takimi është larguar ambasadori amerikan, Philip Kosnett

Kosnett u largua para rreth gjysmë ore nga takimi dhe nuk dha ndonjë prononcim për media.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë ende në takim, i cili po mbahet në zyrën e presidentit.

Kjo është hera e parë, pas një kohe të gjatë që takohen Thaçi dhe Haradinaj.