Largohen nga Kosova 40 ushtarë të KFOR-it moldavë

Largohen nga Kosova 40 ushtarë të KFOR-it moldavë

Një numër prej 40 ushtarëve të KFOR-it nga shteti i Moldavisë, do të largohen javën e ardhshme nga Kosova. Ky është kontingjenti i gjashtë, të cilët do të jenë pjesë e misionit paqeruajtës të Atlantikut të Veriut.

Nga ky numër 33 ushtarë  do të angazhohen në kryerjen e misioneve të sigurisë, objektivave të sigurisë dhe patrullë ushtarake ndërsa shtatë  të tjerë do të kryejnë hulumtime në terren si inxhinier, raporton publika.md.

Pak ditë më parë edhe KFOR-i zviceran në Kosovë të njohur si “Swisscoy”  bëri të ditur se do të reduktojë deri në 190 ushtarë, nga numri prej 235 ushtarëve sa ka tani.

Kurse në muajin tetor Insajderi pati raportuar për largimin e 189 ushtarëve portugezë nga misioni i KFOR-it në Kosovë. /Insajderi.com