Largohet Diego Godin, në vend të tij te Inter vjen ky 21 vjeçar?

Largohet Diego Godin, në vend të tij te Inter vjen ky 21 vjeçar?

Sipas medieve italiane, është cështje kohe kur Diego Godin do të largohet nga Inter, kurse mendohet që nuk do të mund të qëndroj më gjatë se ky sezon.

Problemi tjetër është se as trajneri Antonio Conte nuk e dëshiron uruguaianin 34 vjeçar.

Në rast se dështon transferimi i të dëshiruarit Marash Kumbulla, atëherë Inter ka vënë synim transferimin e Malang Sarr që luan te ekipi francez Nice.

Mbrojtësi 21 vjecar është duke u kërkuar edhe nga disa ekipe të Premier League, porse Marotta e Ausilio po tentojnë ta bindin të vije në Milan.

Në rast se dështon transferimi i Kumbulla, Inter duhet ti bëjë gati nga 10 deri në 15 milion euro për Sarr.

Insajderi.com