Largohet nga Bayerni, kalon në Juventus

Largohet nga Bayerni, kalon në Juventus

Douglas Costa është duke luajtur ndeshjet e tij të fundit në Bayern Munich

Ansori brazilian, Douglas Costa nuk është i lumtur në Allianz Arena dhe dëshiron që gjatë verës së ardhshme të ndërrojë skuadër.

Sipas portalit portugez, Libero, Costa tashmë ka njoftuar trajnerin Carlo Ancelotti se dëshiron të largohet nga Bayerni, për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur këtë edicion.

Ai dëshiron që të transferohet në Juventus, skuadër e cila e ka përcjellë atë që një kohë të gjatë.

Drejtori Sportiv i Juventusit, e sheh Costan si ideal në vend të Mario Mandzukicit, i cili do të mund të kthehej të luante në qendër të sulmit.

Costa këtë edicion ka luajtur në 34 ndeshje për Bayenin shumica si zëvendësues, ku ka shënuar edhe shtatë gola.