Latifi premton funksionalizimin e zonave industriale e turistike

Latifi premton funksionalizimin e zonave industriale e turistike

Smajl Latifi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit konsideron se asetet komunale të çfarëdo lloji duhet të jenë të evidentuara.

Latifi tha se vendimi i parë nëse e merr mandatin e kryetarit pas 19 nëntorit do të jetë incizimi i aseteve.

“Vendimi i parë do të jetë formimi i një komisioni për incizimin e të gjitha aseteve komunale, inventarin dhe asetet që i ka komuna kudo, në arsim etj..”, tha Latifi.

Sipas latifit fillimi i vitit të ardhshëm do të funksionalizoj palestrën sporitive.

“Ne në fillim të vitit të ardhshëm do të funsionalizohet përfundimi i palestrës së sportëve. Po ashtu në do ti funsionalizojme dy zona për qellime investive, industriale, turistike etj”, tha Latifi.