Duket se bordi i Barcelona është lodhur duke tentuar të siguroj gjëra konkrete në lidhje me yllin e Interit, Lautaro Martinez.
Situatën janë duke e analizuar mirë blaugranët, kurse po mundohen të gjejnë një alternativë, në rast se dështon transferimi i Lautaro.
Emri që së fundmi përmendet është ai i Dries Mertens nga Napoli.
Kontrata e belgut do të skadojë në fund të sezonit, edhe pse mendohet që futbollisti është i vendosur të nënshkruaj zgjatje, asgjë nuk është konfirmuar.
Barcelona ka kohë që kërkon një sulmues, e në vend të Lautaro shihet si alternativë e mirë Mertens, porse problemi i vetëm mund të jetë që futbollisti i Napolit nuk do të shkoj në Camp Nou për të qëndruar në bankën rezervë.
Insajderi.com