fbpx

Lavrov: Për Kosovën do ta pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, përsëriti se Moska këmbëngulë në zbatimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që përfshinë edhe dialogun e drejtpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe respektimin e integritetin territorial të Serbisë.

Lavrov: Për Kosovën do ta pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë

“Në këtë kontekst ne do të kontribuojmë në çdo mënyrë të mundshme në gjetjen e zgjidhjes. Por, çfarë zgjidhje konkrete mund të mbështesë Rusia? Ne, kemi theksuar vazhdimisht se do të pranojmë çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë. Pikë”, ka thënë Lavrov pas takimit që pati në Moskë me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Nga ana tjetër, ministri serb Daçiq tha se “Serbia nuk është në gjendje të mbrojë interesat e vendit pa ndihmën e Rusisë”.

Ai theksoi se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pa konsultime me Rusinë.

Rusia është një aleate e Serbisë në raport me çështjen e Kosovës. Kur në muajin janar vizitoi Serbinë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Moska mbështet çdo zgjidhje mes Prishtinës dhe Beogradit që është në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit./Insajderi.com.