Lazio i ofron Inzaghit kontratë të re

Lazio i ofron Inzaghit kontratë të re

Lazio janë gati t’ia ofrojnë Simone Inzaghit, një kontratë të re, pas një sezoni impresiv, shkruan Calcio Mercato, njofton Insajderi.

Klubi nga Roma dëshirojnë t’ia zgjasin qëndrimin 44 vjeçarit në Stadio Olimpico deri me 2023, me një pagesë prej 2.5 milionë eurosh për sezon.

Për shërbimet prej trajneri të Inzaghit raportohet se kanë qenë të interesuar edhe nga Juventus.

Inzaghi në sezonin që shkoi e udhëhoqi Lazion drejt fitores në Super kupën e Italisë dhe gjithashtu drejt vendit të katërt në Serie A./Insajderi.com