Lazio mund ta transferoj Pereiran e Manchester United

Lazio mund ta transferoj Pereiran e Manchester United

Skuadra nga kryeqyteti italian, Lazio, është në kërkim të përforcime të reja, para mbylljes së merkatos verore në Itali, bëjnë të ditura mediat angleze, njofton Insajderi.

Skuadra e Simone Inzaghit, këtë vit do të bëjë gara në grupet e Champions League, kupën e Italisë dhe kampionatin italian, prandaj përforcimet janë më se të domosdoshme, për të qenë një ekip kompetitiv në nivele të larta.

Drejtori Sportiv i Lazios, shqiptari, Igli Tare, është në bisedime të avancuara me skuadrën angleze, Manchester United, për transferimin me formulën e huazimit të brazilianit 24 vjeçar nga Manchester United, Andreas Pereira, raporton “The Sun”.

Formula e transferimit pritet të jetë, huazim një vjeçar, me të drejt të blerjes së kartonit të futbollistit për 27 milionë euro në fund të sezonit të ardhshëm. /Insajderi.com