LDK bojkoton ceremoninë për Adem Demaçin

LDK bojkoton ceremoninë për Adem Demaçin

Figurat kryesore politike shqiptare ishin të pranishëm në sheshin “Skënderbeu”, me rastin e ceremonisë përkujtimore kushtuar veprimtarit të çështjet kombëtare, Adem Demaçi.

Mirëpo, kjo ceremoni është bojkotuar nga partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës. Asnjë përfaqësues i kësaj partie nuk ishte i pranishëm në ceremoni, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, dje në rrjetet sociale, disa zyrtarë të partisë së Isa Mustafës shprehën gëzimin për vdekjen e bacit Adem.

Ishte nënkryetari i komunës së Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti i cili thumboi Adem Demaçin. Madje, për këtë status ai mori përkrahjen edhe nga dy deputetët, Naser Rugova dhe Armend Zemaj.