LDK brenda 60 ditëve zgjedh kryetarin e ri

LDK brenda 60 ditëve zgjedh kryetarin e ri

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur takim me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ata u njoftuan për ofrimin e dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e Kryetarit të LDK-së, njofton Insajderi.

Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK, në mbledhje është diskutuar për organizimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, i cili duhet mbahet brenda 60 ditëve, si dhe krijimin e trupave  për organizimin e punës së Kuvendit, përfshirë ato për drejtimin e punës së Kuvendit.

“Kryetarët dhe kryesitë e degëve vazhdojnë në mënyrë të rregullt ta kryejnë punën e tyre”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se pas zgjedhjes së kryetarit te ri të LDK-së, lidershipi i ri merr vendime dhe orientime për forcimin e strukturës dhe organizimit të degëve dhe të organeve tjera të partisë./Insajderi.com