LDK: Do të jemi parti fituese

LDK: Do të jemi parti fituese

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dal me komunikatë pas mbledhjes së kryesisë, njofton Insajderi.

Kjo parti është e bindur që do të jetë fituese në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se është zgjedhja më e mirë dhe këto zgjedhje do të dal fituese”, thuhet në kumtesë.

Në këtë mbledhje janë diskutuar kriteret e anëtarëve të LDK-së që duan të jenë kandidatë për deputet.

Ndërsa, rreth emrit të kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së do të vendoset në tri ditët e ardhme, tregoi kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. /Insajderi.com