
Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur të fshehur listën e propozuar për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Zyrtarët e kësaj partie po hezitojnë të publikojnë këtë listë edhe 12 orë pasi e kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Deri më dihet se në listë nuk janë përfshirë Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj.
Partitë tjera kanë publikuar emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Pothuajse, asnjë parti nuk e ka respektuar thirrjen e ndërkombëtareve që mos t’i kandidojnë ata që kanë aktakuza për korrupsion, njofton Express.
LDK është në koalicion me AKR’në dhe Alternativën derisa votën e kërkojnë për Avdullah Hotin Kryeministër.