LDK-ja bojkoton seancën e Kuvendit, kërkon debat për dialogun

LDK-ja bojkoton seancën e Kuvendit, kërkon debat për dialogun

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku janë mbi 40 pika të rendit të ditës.

Këtë e ka thënë në foltoren e Kuvendit, shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai ka theksuar se shteti i Kosovës është në rrezik nga korrigjimi i mundshëm i kufijve, transmeton Insajderi.

“Opozita ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme që çështja e kufirit të mos bisedohet në dialogunm më Serbinë, sepse kjo do të përbente zhbërje të shtetit të Kosovës. Ne vlerësojmë se veprimet e presidentit janë kundërkushtetuese, këtë e kanë shfaqur edhe grupet parlamentare të koalicionit qeverisës, unë ju ftoj që të mbahet seanca e jashtëzakonshme për rezolutën e opozitës për dialogun. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë të rregullt pa u kryera seanca e thirrur nga opozita”, tha Hoti. /Insajderi.com