Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë bashkojnë forcat në Mitrovicë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur koalicion me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, njofton Insajderi.
Bëhet fjalë për koalicion lokal mes këtyre dy partive, ndonëse ditë më parë AKR që veç është në koalicion me Nismën për Kosovën, përkrahu edhe kandidatin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin.
Ndërsa ky koalicion mes këtyre dy partive është arritur për degët në qytetin e Mitrovicës.
Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes për arritjen e koalicionit bëhet nesër, e martë, në selinë e LDK-së në Mitrovicë./Insajderi.com