“LDK-ja nuk ka konsensus të brendshëm e ka humbur primatin politik”

“LDK-ja nuk ka konsensus të brendshëm e ka humbur primatin politik”

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në  mbledhjet e kryesisë së saj, në të shumtën e rasteve ka dëshmuar se nuk ekziston një konsensues brenda tyre, ajo që e cilëson më shumë janë përplasjet brenda partiake.

Analisti, Armend Muja, ka thënë se  rrëzimi i qeverisë nuk ka qenë vetëm për faktin e shkarkimeve por edhe për mospajtime të brendshëm, pasi në LDK-në ka komponent që nga fillimi nuk e kanë dashur një koalicion me VV-në.

“Kur Vetëvendosja ka dalë e para në zgjedhje në LDK ka pas dy tabore, e para ka qenë pro dhe e dyta kundër. Natyrisht LDK ka tentu me ju shmang këtij koaliconi të shpresës që u bë shumë popullore. LDK-ja ka qenë më një këmbë brenda dhe një jashtë për shumë arsye, frika nga blurja, e dyta nuk kanë konsensues të brendshëm dhe e treta rrezikon humbjen e primatit poltik”, ka thënë Muja.

 

Muja ka përmendur edhe faktin se nëse vendin shkon në zgjedhje LDK-ja nuk pritet që ta kalojë 20% të votive.