“LDK ka nevojë për lider të ri”

“LDK ka nevojë për lider të ri”

Analisti politik dhe profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se Lidhja Demokratike të Kosovës ka përgjegjësi së bashku me PDK-në e AAK-në për degradimin ndër vite të skenës politike dhe të jetës shoqërore në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se LDK-së i duhet një lider i ri, që del edhe kandidat për kryeministër dhe nuk e jep atë post me qira.

“Të dashur miq, (të të gjitha partive e jopartive)! Vota për LDK-në nuk ka qenë votë e ndryshimit, po ka qenë votë e vendnumërimit. LDK ka vite që është parti e vendnumërimit.

LDK ka përgjegjësi konkrete, bashkë me PDK-në e AAK-në për degradimin ndër vite të skenës politike dhe të jetës shoqërore në Kosovë. Kush thotë që LDK mund të bëjë ndryshime me një kryetar inatçor e një kandidate servile ndaj Albinit e agresive ndaj Agimit, thjesht gënjen.

Për të dalë nga istikami i vendnumërimit, LDK-së i duhet një lider i ri, që del edhe kandidat për kryeminstër vetë e nuk e jep atë post me qira. Këmbëngulja më postin e presidentit është pretekst. Shype, mësoni t’ua thoni sendeve emrat e saktë dhe t’i lexoni mesazhet saktë, nëse doni të dilni nga dëshpërimi!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./ Insajderi.com