LDK konfirmon kandidatin për kryetar të Deçanit në zgjedhjet lokale

LDK konfirmon kandidatin për kryetar të Deçanit në zgjedhjet lokale

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Deçan sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë me kryetarët e nëndegëve dhe strukturat e Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor ku u vendos për kandidatin për kryetar të komunës.

Të gjitha strukturat në mënyrë unanime kanë mbështetur propozimin që Mal Lokaj, të jetë kandidat i LDK-së për Kryetar të Komunës së Deçanit.

“LDK Dega në Deçan duke propozuar Sekretarin e Degës, aktivistin e dalluar të çështjes kombëtare Mal Lokaj, kandidat për Kryetar të Komunës ka treguar përkushtimin dhe seriozitetin që qytetarëve t’iu ofrojë alternativën më të mirë me kredibile dhe me duar të pastërta”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Deçan thotë se po hyn në zgjedhjet e 22 tetorit më e përgatitur se kurrë më parë që së bashku me qytetarët të bëjë ndryshimin e shumëpritur për qeverisje të pastër dhe të mirë në Komunën e Deçanit.