LDK mban konferencë për media: Respektojmë vullnetin demokratik të qytetarëve

LDK mban konferencë për media: Respektojmë vullnetin demokratik të qytetarëve

Kryetarja e Shtabit Qendror të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardita Dushi, është deklaruar lidhur me zgjedhjet nacionale që po mbahen sot në vend, transmeton Insajderi.

Në një konferencë për media, Dushi tha se LDK e respekton vullnetin demokratik të qytetarëve.

“Me votën e tyre të lirë qytetarët po tregojnë se Kosova është një shtet demokratik që përqafon vlerat perëndimore, aleancat euroatlantike, ku vullneti i sovranit respektohet në plotni. I ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që ta përfundojnë me sukses këtë proces demokratik për shtetin”, ka thënë Dushi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës respekton vullnetin demokratik të qytetarëve për një të ardhme më të mirë për zhvillim dhe integrim në familjen evropiane”, shtoi tutje ajo. /Insajderi.com