Gjuajtjet me vezë e koktej molotovi nga Lëvizja Vetëvendosje i ka tejkaluar kryetari i LDK-së Isa Musatafa. Ai po i quan si të kaluara problemet që në të kaluarën kishte me partin�" />

LDK nuk futet në qeveri pa VV-në – Isa Mustafa me fjalë ledhatuese për partinë e Kurtit

LDK nuk futet në qeveri pa VV-në – Isa Mustafa me fjalë ledhatuese për partinë e Kurtit

Gjuajtjet me vezë e koktej molotovi nga Lëvizja Vetëvendosje i ka tejkaluar kryetari i LDK-së Isa Musatafa. Ai po i quan si të kaluara problemet që në të kaluarën kishte me partinë që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Isa Mustafa në Blic ka deklaruar se LDK nuk do të pranojë që të futet në qeveri gjithëpërfshirëse pa Vetëvendosjen.

“Ne nuk do të pranojmë që jo vetëm vetëvendosje, por asnjë parti të mbetet jashtë.”

“Vetëvendosje i ka votat dhe e ka programin e vetë. Nuk dua të flas keq për ta sepse nuk kam as arsyeje të flas. I kemi tejkaluar problemet që kemi pasur. Nuk guxojmë aspak që ta përjashtojmë Vetëvendosjen nga qeveria gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Isa Musatafa, shkruan Insajderi.

Më tej Mustafa ka thënë se në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK do të vendosë nëse do të futet në zgjedhje se bashku me ndonjë parti tjetër, apo do të hyjë e vetmja.

“Por në rast se shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme ne do të vendosim si LDK në këshill të përgjithshëm se a do të futemi bashkë apo ndarazi”, ka deklaruar Mustafa.

Kujtojmë se Mustafa ishte sulmuar disa herë me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes.  Po ashtu edhe shtëpia e Isa Mustafës ishte sulmuar disa herë nga aktivistët e VV-së me koktej molotovi./Insajderi.com