LDK: Osmani kërcënoi KQZ-në për favorizimin e VV-së

LDK: Osmani kërcënoi KQZ-në për favorizimin e VV-së

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardita Dushi, ka thënë se Vjosa Osmani e ka kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për favorizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Insajderi.

Këtë deklaratë Dushi e dha në konferencën e sotme për media të shtabit të LDK-së, ku u fol për vërejtjet e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që i ka bërë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-certifikimin e listës zgjedhore të LVV-së.

“Dje është kërcënuar KQZ – ky është një institucion i pavarur që nuk guxon të cenohet. KQZ është kërcënuar nga ata që janë të obliguar ta mbrojnë atë”, ka thënë Dushi.

“Është shkelje për dy arsye: [1] ndërhyrjeje në pavarësinë e saj dhe [2] tentim për favorizim të një grupi politik – kjo ndodhë për herë të parë në Kosovë”.

“Kosova tashmë ka ndërtuar një traditë në respektimin e institucioneve. LDK kërkon nga të gjitha institucionet dhe KQZ që mos të ndikohen nga kërcënimet – pavarësisht se nga kush vijnë atë”.

“I garantojmë qytetarët se këto kërcënime do të marrin fund me 14 shkurt. LDK i garanton qytetarët e Kosovës se vullneti i tyre i lirë nuk do të mund të ndryshohet nga kërcënimet dhe linçimet. Shteti duhet respektuar në plotësi – shteti duhet ruhet sepse është i shenjtë”, ka thënë tutje ajo. /Insajderi.com