Artikull i sponsorizuar

LDK për Ferizajn nuk është vetëm alternativë por domosdoshmëri

LDK për Ferizajn nuk është vetëm alternativë por domosdoshmëri

Në Greme të Ferizajt sot është mbajtur një tubim madhështor ku është paraqitur programi qeverisës i kryetarit të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa edhe për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

Në këtë takim me banorët e fshatit Greme mori pjesë edhe kryetari i LDK akademik Isa Mustafa dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës  Driton Selamanaj e Lumir Abdixhiku.

Kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga LDK Muharrem Svarqa tha se vota për të dhe programin qeverisës të suksesshëm si asnjëherë më parë janë alternativë e vetme për një jëtë më të mirë kudo . Premtoi se në Greme do të krijohen qendra edhe më të mëdha biznesore për përpunimin e drurit përmes dhënies së pronave publike. U zotua se do të krijojë edhe lehtësira të tjera për bizneset. Ai po ashtu ka përmendur shumë investime të bëra edhe në fshatin Greme për asfaltime rrugësh dhe kryerje të punëve për instalimin e ujësjellësit që do të inaugurohet shumë shpejt.

“Në komunën e Ferizajt kemi plot shembuj të mirë se si dhënia e pasurisë publike më saktë pronave komunale në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë ka prodhuar efekt shumë të mirë në zgjerimin e kapaciteteve biznesore dhe rritjen e numrit të të punësuarve. Edhe këtu në Greme kemi investuar për krijimin e qendrës për përpunimin final të drurit dhe bashkë me disa organizatat ndërkombëtare që na kanë mbështetur në këtë projektit kemi vlerësuar se ka qenë një punë e dobishme për afarizmin tuaj dhe aspektin e përgjithshëm të ekonomisë lokale. Në bazë të të dhënave nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm janë dhënë në shfrytëzim mbi 20 hektarë pronë komunale për qëllime biznesore. Vlera e paraqitur investive nga këto biznese ka qenë mbi 10 milionë e 317 euro . Ndërkaq numri i punëtorëve të punësuar sillet rreth 950 punëtorë. Në këtë mënyrë do të vazhdohet që praktikat e dobishme të sjellin sa më shumë rezultate me hapjen e qendrave edhe më të mëdha që do të mund të shërbenin për panaire dhe ekspozita edhe në rrafshin ndërkombëtar” tha kryetari Svarqa në fjalën e tij.

Ndërkaq akademik Isa Mustafa tha se Ferizaj nuk ka asnjë alternativë më të mirë se Muharrem Svarqa duke treguar edhe përvoja nga koha kur ka qenë kryeministër se sa më këmbëngulësi kryetari Svarqa ka arritur të sjell projekte në Ferizaj,

“ Ju ferizajasit e keni një njeri të mrekullueshëm për ta votuar, një njeri të zoti e këmbëngulës me të cilin nuk e kam pasur të lehtë as unë të punoj në projektet që ai ka sjellur për Ferizajn , prandaj vota juaj nuk do të duhet të orientohej diku tjetër veç Muharrem Svarqës dhe programit të tij që përmbush nevojat e juaja” deklaroi Mustafa.

Përkrahje të fuqishme kryetari Svarqa mori edhe nga dy deputetët e rinjë të LDK –së në Kuvendin e Kosovës Driton Selmanaj e Lumir Abdixhiku të cilët konstatuan se ferizajasit, LDK-në dhe kryetarin Svarqa duhet ta konsiderojnë së domosdoshmëri për vazhdimin e dinjitetit dhe të punëve të mira ,e jo si alternativë krahas subjekteve të tjera.