LDK po bëhet gati

LDK po bëhet gati

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se po ndjekë me vëmendje zhvillimet e fundit politike në vend, duke vlerësuar edhe njëherë se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.

“Kryetarët e Degëve e vlerësojnë qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, të dhënë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së, lidhur me zhvillimet e fundit politike”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK thotë se është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të udhëheqë me vendin dhe se temat e rëndësishme për vendin nuk mund të adresohen nga një qeveri e rënë, duke shtuar se kryetarët e Degëve kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

“Në ditët në vijim, Kryesia e LDK-së do të jenë në secilën degë të LDK-së për të komunikuar me strukturat e degëve dhe për të intensifikuar përgatitjet për zgjedhje”, thuhet më tej aty.

“Degët e LDK-së janë të gatshme t’i nënshtrohen procesit zgjedhor dhe janë të bindur në mbështetjen e qytetarëve”, përfundon njoftimi./Insajderi.com