LDK thotë se do të deklarohet pas numërimit të votave

LDK thotë se do të deklarohet pas numërimit të votave

Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të përfundimit të numërimit të votave dhe publikimit të rezultateve do të deklarohet për medie, njofton Insajderi.

Ardita Dushi nga kjo pari, në një konferencë për medie të mbajtur pas fillimit të numërimit të votave, ka ka falënderuar komisionerët e vëzhguesit e angazhuar për këto zgjedhje, teksa i ka ftuar ata që të përcjellin rezultatin nga afër.

“Jemi në pritje të numërimit të votave. Pas përfundimit të numërimit, LDK do del para mediave dhe do të deklarohen zyrtarisht lidhur me rezultatet e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. LDK falënderon të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit, si dhe u bën thirrje atyre të përcjellin nga afër rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, deklaroi ajo.

Deri tani janë numëruar më shumë se 50 mijë vota. VV-ja aktualisht po prin me më shumë se 43 për qind të votave, apo gati 23 mijë vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë gati 10 mijë vota apo 18.53 për qind, ndërsa Lidhja Demokratiken e Kosovës ka rreth 14 për qind./Insajderi.com