LDK tregon çka do të diskutojnë nesër në mbledhjen e Kryesisë

LDK tregon çka do të diskutojnë nesër në mbledhjen e Kryesisë

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së nesërme do të mbajë mbledhjen e Kryesisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i ka thënë Gazetës Insajderi se në mbledhjen e nesërme do të diskutohen zhvillimet e fundit për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Tema kryesore do të jetë ndërtimi i koalicionit të mundshëm”, ka thënë shkurtimisht.

Veliu ka shtuar se takimet me Lëvizjen Vetëvendosje do të shtohen ndërsa për takimin e nesërm nuk ka orë të caktuar.

Takimi i sotëm që zgjati rreth 2 orë mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, nuk ka sjellur ndonjë rezultat konkret. Të dyja palët janë dakorduar të takohen më shpesh deri në arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës./Insajderi.com/