Zbardhja e vrasjeve politi" />

LDK u rikthehet akuzave për vrasjet e pasluftës, akuzon PDK-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka akuzuar sot PDK-në për vrasjet e aktivistëve të LDK-së pasluftës. Haziri në një tubim me qytetarë në Gjilan, ka thënë se PDK do t'i bartë në qafë këto vrasje, derisa të zbardhet e vërteta.

LDK u rikthehet akuzave për vrasjet e pasluftës, akuzon PDK-në

Zbardhja e vrasjeve politike ishte kërkuar me kembëngulje nga Isa Mustafa dhe drejtuesit e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet qëndrore më 2014.

Por, pas ardhjes në pushtet këto kërkesa janë lënë në harresë nga krerët e partisë, të cilët krijuan koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).

Pikërisht me PDK-në që tashmë udhëhiqet nga Kadri Veseli, ndaj të cilit hedheshin akuzat për vrasjet e aktivistëve të saj. Veseli akuzohej për kohën sa ishte udhëheqës i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

E LDK u është rikthyer sërish këtyre akuzave ndaj PDK-së. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri ka përmendur sot akuzat ndaj PDK-së për vrasjet e aktivistëve të LDK-së pasluftës.

Haziri në një tubim me qytetarë në Gjilan, ka thënë se PDK do t’i bartë në qafë këto vrasje, derisa të zbardhet e vërteta. Ka thënë se disa kolegë të tij të LDK-së e kanë pësuar pas përfundimit të luftës.

“Më vjen keq që disa kolegë të mi e kanë pësuar dhe ende drejtësi për ta nuk është bërë nuk është koha tash me përmend veç me ja kujtu që në qafë ton jetën kanë me i bart derisa të zbardhen”, ka thënë Haziri, njofton Koha.net.

Haziri deklaroi se pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, qytetarët do të jenë të lumtur me kryeministrin e ardhshëm që sipas tij, do të vijë nga LDK-ja. /Insajderi.com