LDK vazhdon përleshjet, kësaj radhe në Vushtrri – Pamje nga ndërhyrja e Policisë

LDK vazhdon përleshjet, kësaj radhe në Vushtrri – Pamje nga ndërhyrja e Policisë

Zgjedhjet brenda LDK-së nuk po kalojnë ashtu siç duhet. Problem i madh i tyre po del të jetë zgjedhja e kryetarëve të degëve dhe nëndegëve në komuna të ndryshme të Kosovës.

Ofendimet verbale, përleshjet fizike e deri tek rrahjet me karrige, janë disa nga mjetet që kësaj partie po i ndodhin mes delegatëve të tyre.

Sot raportohet se përleshje fizike pati edhe në kuvendin zgjedhor në Vushtrri, respektivisht në nëndegën “Dardania”, që njihet si nëndega më e madhe.

Sipas Indekonline, si pasojë e kësaj është nevojitur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës, edhe pse LDK në këtë nëndegë solli edhe pjesëtarë të një kompanie të sigurimit.

Kundërshtime pati në mes dy grupeve. Grupi i kryetartit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe grupi i kryetarit të degës, Hysni Gërguri.

Xhafer Tahiri që njëherit është edhe kryetar i komunës, nuk e ka mohuar apo pohuar se ka pasur ndonjë parregullsi sot, ai vetëm ka deklaruar se po merret me punët e komunës.

“Nuk jam i përfshirë në këtë proces zgjedhor, thjeshtë po merrem me punës e komunës. Nuk jam duke u marrë me këtë çështje”, ka thënë shkurt Tahiri.

Zyrtarët e LDK-së janë përleshur edhe herave të kaluara mesvete në Mitrovicë e Prishtinë.