LDK vazhdon të insistojë në postin e presidentit

LDK vazhdon të insistojë në postin e presidentit

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në pozitën e presidentit të vendit në marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se në rast të arritjes së kësaj marrëveshje është balancimi i pushteteve.

Hoti nuk  konfirmoi nëse sot mund të ndodhë ndonjë takim mes kryetarëve të dy partive, Albin Kurtit dhe Isa Mustafa.

Nënkryetari i LDK-së këto deklarata i dha pas përfundimit të konferencës së Demokracisë në Veprim ku u shpalosën të gjeturat e zgjedhjeve të 6 tetorit.