LDK sot zgjedh kryesinë e re të partisë

LDK sot zgjedh kryesinë e re të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga lideri i saj, Lumir Abdixhiku, të shtunën do të mbledhë Këshillin Drejtues për të zgjedhur kryesinë e re të partisë, përcjell Insajderi.

Në këtë mbledhje e cila do të fillojë në orën 14:00, do të hartohet platforma mbi të cilën do të punojë Abdixhiku si i udhëheqës i partisë më të vjetër politike në vend.

Të dielën e kaluar, Lumir Abdixhiku i cili garonte kundër Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës, u zgjodh kryetar i LDK-së.

Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës, i cili e udhëhoqi këtë parti për më shumë se 10 vite. Ai vendosi të japë dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit./Insajderi.com