LDK: Zyra e Haradinjat ndau subvencione për blerje të fasadave për shtëpi

LDK: Zyra e Haradinjat ndau subvencione për blerje të fasadave për shtëpi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se zyra e kryeministrit po abuzon dhe keqpërdor buxhetin për subvencione.

Sipas tij,  subvencionet janë dyfishuar në vlerën prej 3.6 milionë prej 1.5 milion sa ishte më herët.

“Zyra e kryeministrit të Kosovës po abuzon dhe keqpërdor buxhetin e shtetit. Të gjithë të gjeturat bazohen në raportin e auditorit të përgjithshëm. Në buxhetin e zyrës së kryeministrit subvencionet janë dyfishuar në vlerën prej 3.6 milionë”.

Sipas tij, zyra e kreut të Qeverisë ndau 815 mijë eurosh pa asnjë procedurë. Madje ai ka thënë se ka raste kur personave fizik nga zyra e kryeministrit iu janë ndarë subvencione për blerje të fasadave për shtëpi

“E gjeturat kryesore është ndarja e 815 mijë eurosh pa asnjë procedurë. Ndarja e këtyre mjeteve auditori thotë se janë bërë me plotë shkelje”.

“Ka raste kur personave fizik nga zyra e kryeministrit iu janë nda subvencione për blerje të fasadave për shtëpi”, tha Hoti.