LDK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Prizrenit

LDK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë për kryetar të komunës në Prizrenit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, me ish-deputetin Hatim Baxhaku.

Vendimi është marr sot nga kryesia e kësaj partie, ndërsa këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“Sot është vendos për Prishtinë ku do të garojë Arban Abrashi dhe në Prizren, Hatim Baxhaku”, ka thënë ai.

Për Prizren si kandidatë i mundshëm ka qenë edhe Driton Selmanaj.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, ndërsa që sot përfundon afati i dërgimit të listave në KQZ./