“Lebron James është Muhamed Ali i basketbollit”

“Lebron James është Muhamed Ali i basketbollit”

LeBron James është duke marrë lëvdatat më të mëdha nga ish-gruaja e Muhammed Ali-së, e cila i dha epitet basketbollistit të NBA-së duke thënë se Lebron James është “Muhammed Ali i basketbollit”.

Khalilah Ali e cila ishte martuar me Alinë nga viti ’67 deri ’76, dhe ka 4 fëmijë me legjendën e boksit – tha për mediumin TMZ Sports, se ishte jashtëzakonisht e impresionuar me reagimin e LeBron-it ndaj vandalizmit racist i cili ndodhi në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Ajo thotë se Muhamedi “jo vetëm se do të ishte krenar … ai do të ishte një tifoz i madh.”

“Unë mendoj se Aliu do ta mbështeste fuqimisht atë, sepse Aliu ka përjetuar gjënë e njëjtë në të kaluarën,” thotë Khalilah. /Insajderi.com