LeBron James: Nuk brengosemi për Donald Trump

LeBron James: Nuk brengosemi për Donald Trump

Basketbollisti i Lakers, LeBron James, ka komentuar deklaratat e Donald Trump, i cili kishte thënë se nuk do të shikojë ndeshjet e NBA, shkaku i veprimeve “mos respektuese” sipas tij, të lojtarëve të cilët po ulen në gjunjë gjatë intonimit të himnit.

“Unë me të vërtetë mendoj se askush nga komuniteti ynë(NBA), nuk është i trishtuar nga humbja e shikueshmërisë nga Trump.” Tha James, raporton Insajderi.

“Unë nuk do të shikoj ndeshjet e NBA. Unë nuk mund të pranoj veprime të tilla. Ky është një mos respekt” kishte thënë Trump, pasi shumë lojtarë janë ulur në gjunjë, në kohën kur himni po luhej, para ndeshjeve të NBA.

“Ne kemi tifozë nga e gjithë bota dhe është shumë e rëndësishme se çfarë ne prezantojmë dhe çfarë shembulli japim, brenda dhe jashtë fushës” tha James, duke komentuar veprimet e lojtarëve.

Veprimet e tilla të lojtarëve, po bëhen me qëllim të respektimit të të drejtave të popullsisë me ngjyrë.

LaBron James, ishte kundër Trump edhe në vitin 2017, kur ai e quajti “Lepur”, presidentin Trump./Insajderi.com.