Legjenda e futbollit turk në spital me koronavirus – gjendja e tij e fundit “kritike”

Legjenda e futbollit turk në spital me koronavirus – gjendja e tij e fundit “kritike”

Futbollisti me më së shumti paraqitje në kombëtaren turke, ish-portieri Rustu Recber, është në spital dhe është në “gjendje kritike” me koronavirus.

Ish-portieri i Barcelonës dhe Fenerbahces, ka bërë 120 paraqitje me Turqinë dhe ishte pjesë e ekipit që arriti në gjysmëfinale në vitin 2002 në Kupën e Botës, shkruan BBC, përcjell Insporti

Të rejat më të fundit tregojnë se tani ai është në një “periudhë kritike” në spital, teksa po lufton me koronavirusin.

Ai ishte dërguar në spital ditën e djeshme, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Jemi ende të shokuar nga simptomat e tij që po zhvillohen shpejt dhe në mënyrë të papritur”, ka thënë gruaja e tij, Isil Recber në një postim në Instagram.

Rustu Recber, 46-vjeçar, ishte pensionuar nga futbolli i luajtur më 2012, pas një periudhe pesë-vjeçare të kaluar me Besiktas. /Insporti.com/