fbpx

Legjenda e unazës së martesës që vihet në dorën e majtë

Legjenda e unazës së martesës që vihet në dorën e majtë

Nëse keni qenë 6-vjeçar dhe dikush ju ka pyetur se në cilën dorë vihet unaza e martesës, me siguri se e keni ditur përgjigjen.

Është gjë e zakonshme për shumicën e njerëzve që ta mbajnë unazën e martesës në gishtin e dorës së majtë.

Por, cila është historia e mbajtjes së unazës së martesës në dorën e majtë? Dhe a duhet çiftet me patjetër ta bëjnë këtë?

Historia se përse unaza e dasmës mbahet në dorën e majtë mund të gjurmohet qysh në kohërat e lashta (po pra!). Në atë epokë, romakët besonin se vena në gishtin e unazës (gishti i katërt) ndërlidhet direkt me zemrën e personit.

Për shkak të këtij besimi, ata e kishin quajtur atë ‘vena amoris’ apo vena e dashurisë.

Normalisht, për ta festuar bashkimin e dy personave të dashuruar, ata do ta vendosnin unazën në gishtin që simbolizonte dashurinë.

Fatkeqësisht, biologjia e ditëve moderne tregon se të gjithë gishtat e dorës kanë lidhje të venave në zemër, megjithëse tradita mbetet, transmeton Telegrafi./ Insajderi.com