Leipzig në telashe, Werner nuk pranon të luaj në Champions

Leipzig në telashe, Werner nuk pranon të luaj në Champions

Futbollisti më në formë në Bundesliga, Timo Ëerner është duke refuzuar të luaj për ekipin RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.

Arsye kryesore mendohet të jetë oferta prej 60 milionë euro e ekipit të Premier League, Chelsea.

24 vjeçari Werner mund të ketë shumë probleme për këtë vendim që të mos luaj me ekipin aktual, sepse Leipzig ka kaluar në çerekfinale të Champions, ku pas dyja ndeshjeve demoloi Tottenham 4:0.

UEFA dëshiron ti përfundoj Champions dhe Europa League kah fundi i gushtit, ose më së voni në shator, kur edhe pritet të përfundojnë krejt kampionatet e futbollit në Evropë.

/Insajderi.com/