Lejoi transportimin e drunjve të prerë ilegalisht – Aktakuzë ndaj pylltarit të “Bjeshkëve të Nemuna”

Lejoi transportimin e drunjve të prerë ilegalisht – Aktakuzë ndaj pylltarit të “Bjeshkëve të Nemuna”

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ngritur aktakuzë ndaj një pylltari të Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Pylltari, sipas aktakuzës, gjatë kohës së punës, më 17 shtator të këtij viti, në fshatin Hulaj të Deçanit, në bashkëpunim ka lejuar një person të transportojë 12.06m kub drunjë të prera ilegalisht, duke mundësuar që i njëjti, drunjtë t’i shes tek një person tjetër.

“I pandehuri B.K., gjatë kryerjes se pozitës zyrtares në cilësinë e pylltarit të terrenit në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, me datën 17 shtator të vitit 2018, rreth orës 12:35 në fshatin Hulaj të Deçanit, nuk ka vepruar sipas kompetencave dhe obligimeve të tij, ashtu që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe atë Xh.K. (ndaj të cilit është ngritur aktakuza për vepër penale “Vjedhje e Pyllit” nga neni 358 par. 1 të KPRK-së), i cili ishte duke transportuar drurët në sasi prej 12.06m 3 të prera në mënyrë ilegale, i pandehuri B.K. edhe pse ishte i obliguar, nuk e ndalon fare për kontroll Xh.K. dhe i njëjti këta drurë i shet tek një person tjetër” thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pylltari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale “Vjedhje e pyllit.